E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në aksin Gjirokastër-Jorgucat, tre persona të lënduar
Lajme

Aksident në aksin Gjirokastër-Jorgucat, tre persona të lënduar

Një aksident me pasojë tre të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të martën në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Jorgucatit”.

Dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër u përplasën, ku si pasojë u lënduan dy drejtuesit si dhe një pasagjere.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Jorgucatit”, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi K. S.

Shtetasit e dëmtuar u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”-njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.