Aksident në aksin Korçë-Bilisht, ndërron jetë një person
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në aksin Korçë-Bilisht.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Neviçisht, aty ku janë përplasur dy mjete.
Mësohet se një makinë dhe një kamionçinë janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë pas një tragjedi.
Një person ka humbur jetën.
Ende nuk dihet identiteti i të ndjerit që humbi jetën dhe shkaqet e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



