Aksident në aksin Lushnje-Fier, 4 të plagosur në spital
Policia e Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin Maliq Mingën, 48 vjeç, banues në Vajkan, i cili, në aksin rrugor Lushnje – Fier,duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një “Opel” që drejtohej nga D.C, 52 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Opel” dhe pasagjerët: A.M, 49 vjeç, E.M, 41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, banuese në Vajkan, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëvë.
Dosja e Mingës i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



