Aksident në aksin Mat-Shkopet, makina përfundon në përrua
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Mat–Shkopet, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetasi K.K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin gjatë lëvizjes, çka ka sjellë daljen nga karrexhata dhe rënien në përrua. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale me drejtuesin e mjetit, ndërsa automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte përfunduar.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



