Aksident në Durrës, përplaset zyrtari i partisë së Agron Shehajt
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë edhe Klevi Elezi, Drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë Mundësia.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje duket se të dyja automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, kryesisht në pjesët e përparme, si pasojë e përplasjes.
Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar apo mbi gjendjen shëndetësore të personave që ndodheshin në automjete.
Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta. Pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



