Aksident në Fier, një person i plagosur
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Levanit, ku në aksident janë përfshirë dy automjete, një Suzuki dhe një Mercedes Benz.
Burimet e para nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije per Ora se i plagosur ka mbetur drejtuesi i Benzit, i cili i është dërguar në spitalin e Fierit.
Shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia tej normave te lejuara.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



