AKSIDENT NË KORÇË, MAKINA PËRPLAS NJË BURRË ME BIÇIKLETË
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjësin e sotëm në Korcë në zonën e quajtur Trekëndëshi.
Një automjet ka përplasur një të moshuar i cili ishte duke ecur me biçikletë.
Personi me inicialet E.J, duke drejtuar mjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar A.A, 72 vjeç, banues në Korçë, i cili është dërguar në Spital për trajtim mjekësor.
Mësohet se i moshuari ka marrë dëmtime të mëdha në kokë si pasojë e përplasjes nga makina.
Ai është transportuar për në spital nga vetë drejtuesi i makinës, i cili e mori në automjet duke shpejtuar që 72-vjeçari të marrë ndihmën e parë.
Tashmë drejtuesi i automjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



