Aksident në Korçë, plagoset rëndë pedagogu (Emri+Foto)
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kamion.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benz-it me targë AA 303 Kl, pedagogu Koço Nasto.
Aksi nacional është aktualisht i bllokuar për shkak të aksidentit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



