E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në Lezhë – Mamurras, dy të plagosur
Lajme

Aksident në Lezhë – Mamurras, dy të plagosur

Një vajzë dhe një djalë mbetën të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë-Mamurras në fshatin Gjormë.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa vajza 19 vjeç me inicialet S.Ll dhe djali E.S 23 vjeç ndodheshin pasagjerë në një prej makinave, që drejtues ishte një 30-vjeçar me inicialet A.L banues në Tiranë.

Ndërkohë në makinën tjetër të aksidentuar shofer ishte A.L 48 vjeç banues në Tiranë. Të plagosurit, sipas një njoftimi paraprak të policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital ku po marrin trajtim.

Policia thotë se ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.