E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në Liqenin e Komanit, përplasen dy mjete lundruese
Lajme

Aksident në Liqenin e Komanit, përplasen dy mjete lundruese

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Liqenin e Komanit, ku dy mjete lundruese dyshohet se janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15. Si pasojë e përplasjes, 5 persona kanë mbetur të dëmtuar, por sipas Policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht u raportua për tetë persona të plagosur, por njoftimi zyrtar i Policisë konfirmon se të dëmtuar janë pesë shtetas. Personat e tjerë që ndodheshin në dy mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Pas aksidentit, të gjithë personat që ndodheshin në dy mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese që kanë ndërhyrë pas incidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.