Aksident në Llogara, transportohet me urgjencë në spital një person
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Llogara-Orikum, pasditen e kësaj të diele.
Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme një automjet tip “Audi” me drejtues një 27-vjeçar është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, duke bërë që të plagoset drejtuesi i këtij të fundit. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Si pasojë e aksidentit është krijuar një radhë kilometrike në të dyja anët e aksit, tepër të frekuentuar gjatë sezonit të plazhit.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



