Aksident në Rrugën e Kombit, 4 të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit. Një automjet tip “Volkswagen Tiguan” me targa të Kosovës është përplasur fort me një kamionçinë të vogël.
Sipas burimeve nga vendngjarja, nga kjo përplasje e fuqishme kanë mbetur të plagosur 4 persona. Tre prej tyre udhëtonin në mjetin “Tiguan”, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i kamionçinës.
Dëshmitë nga vendngjarja
Dëshmitarët e pranishëm në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se goditja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme materiale në automjetin “Tiguan”. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



