E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në Shkodër, 3 të plagosur
Lajme

Aksident në Shkodër, 3 të plagosur

Një aksident me të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur ish SMT Dobraç.
Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një motor është përplasur me një biçiklete.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër.

Po ashtu, kanë mbetur të dëmtuar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, L. P. 62 vjeçe pasagjere në motor, bashkëshortja e tij dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, ku po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodër

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Me datë 24.12.2017, ora 12:08, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur ish SMT Dobraç, ka ndodhur një aksident

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një motor është perplasur me një biçiklete, si pasojë ka mbetur i demtuar rëndë drejtuesi i motorrit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër.

Si dhe kanë mbetur të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën shtetesja L. P. 62 vjeçe pasagjere në motorr (bashkeshortja) dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, ku po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodër

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.