Aksident në Shkodër / Çifti shqiptar përplasi me motor çiftin kroat
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave u shënua mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Gjadrit, në hyrje të Shkodrës. Drejtuesit e motoçikletave kanë mbetur të plagosur e po ashtu edhe shoqëruesi i motoristit kroat. Shkak për aksidentin u bë çifti shqiptar të cilët udhëtonin në një motor më të vogël dhe i prenë rrugën kroatëve. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital, teksa gjendja e tyre shëndetësore nuk bëhet ende me dije.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



