E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në Surrel, makina bie në greminë, dy në gjendje të rëndë
Lajme

Aksident në Surrel, makina bie në greminë, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dajtit, në fshatin Surrel.

Sipas policisë brenda në makinë ndodheshin tre persona, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri në gjendje më të mirë.

Pas sinjalizimit nga qytetarët, policia, zjarrfikësja dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Tre burrat e plagosur nga aksdienti po transportohen ne Spitalin e Traumes.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë. Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona. Në vendngjarjejanë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca. Në mjet ndodhen tre persona të gjinisë mashkullore, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri në gjendje më të mirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.