AKSIDENT NË TIRANË, AUTOBUSI PËRPLAS GRUAN NË QENDËR TË QYTETIT
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Tiranës, ku autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio ka përplasur një kalimtare.
Siç raportohet nga vendngjarja, gruaja nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore duke kaluar rrugën kur semafori i kuq ishte i ndezur.
Nuk dihet gjendja e këtij të fundit, ndërsa është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për aksidentin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



