Aksident në Tiranë/ E-Classi i bardhë me shpejtësi skëterrë bën shkrumb e hi makina…
Një tjetër aksident me pasojë disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën e “Tiranës së Re”, në kryeqytet.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ.al, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Automjetet e përfshirë në aksident janë një “Benz E-Class” i vitit të prodhimit 2012 ngjyrë i bardhë dhe një “Benz” model 203 tip i vjetër.
Dy persona kanë marrë plagë të lehta, ndërkohë që automjetet janë shkatërruar plotësisht.
Shkak për aksidentin, sipas burimeve për JOQ, është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte makina tip “Benz E-Class” kur po zbriste nga mbikalimi për t’u futur në autostradë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




