Aksident në Tiranë/ Vdes shoferi dhe një pasagjere
34-vjeçari, i cili po drejtonte mjetin tip Audi më targa AA 086 RF, ka humbur kontrollin e mjetit, sipas policisë, duke dalë nga rruga, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale për të dhe 28-vjeçaren
Veç dy viktimave, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak.
Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




