E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident te ‘Uzina Dinamo’ në Tiranë, kamioni përplas burrin me biçikletë
Publik News

Aksident te ‘Uzina Dinamo’ në Tiranë, kamioni përplas burrin me biçikletë

Një  aksident ka ndodhur ditën e sotme në  Tiranë  në zonën e quajtur “Uzina Dinamo” në Tiranë, raporton newsbomb.

Mësohet se një burrë  rreth 30 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë është përplasur nga një kamion.

Personat në  vendngjarje kanë  thënë  se personi ne biçikletë po mundohej të  kalonte midis një  kamioni, që ishte në  lëvizje dhe një  makine të parkuar, por është përplasur nga kamioni, raporton newsbomb.

Personi në  fjalë  është  dërguar me urgjencë në  spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në  vengjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Ndërkohë nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.