Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Viktima është një 55-vjeçar, i identifikuar si Fatmir Dyrmishi, i cili jetonte në zonën e Pirgos në rajonin e Peloponezit.
Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet greke, 55-vjeçari po lëvizte me biçikletë në një kryqëzim pranë hyrjes së qytetit, kur për arsye që ende nuk janë sqaruar plotësisht, është përplasur nga një mjet i tonazhit të rëndë.
Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Trupi i pajetë është dërguar në morg për procedurat përkatëse, ndërsa policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Mësohet se viktima jetonte i vetëm në Greqi, ndërsa familjarët e tij ndodhen në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



