Aksident tragjik, një i vdekur në Shkodër
SHKODËR – Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një përsoni ka ndodhur paraditën e sotme në aksin rrugor Shkodër – Vau i Dejës.
Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Stajkë, ndërsa mësohet se viktima, një 62-vjeçar, po udhëtonte me motor.
Ai është përplasur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë në vend.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.
Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



