E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident tronditës në aksin Lezhë-Laç, 4 të plagosur
Flash

Aksident tronditës në aksin Lezhë-Laç, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në segmentin rrugor Lezhë–Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa dy prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Sipas verifikimeve paraprake të policisë, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.