E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tuneli i Krrabës
Lajme

Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tuneli i Krrabës

10 automjete të përfshira, trafik i paralizuar

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në aksin autostradal Elbasan–Tuneli i Krrabës, duke shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve. Sipas burimeve nga vendngjarja, të paktën 10 automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin si pasojë e goditjes së fortë.

Fatmirësisht, deri në këtë moment nuk raportohen të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha. Në zonë ndodhen forcat e Policisë Rrugore, Zjarrfikësja dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Trafiku është tepër i rënduar, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit në këtë orar mbetet i lartë. Autoritetet i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë sinjalizimet e përkohshme dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë segment deri në normalizimin e qarkullimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.