Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Vorës.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, dyshohet se mjeti i bardhë tip Mercedes Benz ka qenë duke lëvizur në krahun e djathtë të autostradës, me drejtim për në Durrës, por për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka dalë në anën tjetër.
Dyshohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të tjera, një fuoristradë dhe një tjetër makinë e vogël. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08.00 të mëngjesit të sotëm. Policia dhe grupi i hetimit ndodhen në vendngjarje.
Pamje nga aksidenti
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Librazhd.
Bëhet me dije se një makin tip “Benz” është përplasur me kamionin. Siç shihet edhe në foto aksidenti ka qenë i fortë dhe “Benzi” është bërë “copë”.
Nuk dihet ende nëse ka të lëmduar nga aksidenti. Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje.