Aksidenti fatal për të miturin në Bërxullë, shoferi rezultoi i dehur
Ditën e sotme, autoritetet kanë arrestuar Naim Allmetën, 63 vjeç, dhe Erjon Hajdinin, 30 vjeç, në lidhje me një aksident rrugor që ndodhi ditën e djeshme. Dy makinat e tyre u përplasën kokë më kokë, me pasoja fatale. Mjeti i Naim Allmetës doli nga rruga dhe përfundoi në një lokal në Bërxullë, ku ndodhi tragjedia që çoi në vdekjen e një djalosh 9-vjeçar, Sh. Kabeta. Naim Allmeta ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. I mituri 9-vjeçar humbi jetën, teksa turpi i tij pritet të përcillet për në banesën e fundit..
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.
Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



