Aksidenti/ Ferrari dhe Lambo i manjatit indian kokë më kokë, vdes çifti i turistëve!
Kabonizohen në kamper

Një tragjedi është shënuar në rrugët e Sardenjës ku rreth orës 10:30, ka gjetur vdekjen një çift turistësh nga Zvicra 67 dhe 63 vjeç.
Mjeti i tyre kamper u përplas nga kokë më kokë me një një Ferrari i cili po parakalonte vargun e mjeteve që kishte para.
Në aksident u përfshi edhe një Lamborghini që drejtohej nga një indian miliarder. Dy makinat sportive ishin marrë me qira për të marrë pjesë në Sardinia Supercar Experience, një ekspozitë makinash luksoze.
Ferrari, me qëllim parakalimin e Lamborghinit, u përplas me kamperin që udhëtonte në drejtim të kundërt duke lënë të vdekur dy turistët.
Sipas asaj që raportohet, Vikas Ranvir Oberoi, është manjati i pasur indian i cili drejtonte Lamborghinin, ai është i përfshirë në regjistrin e të dyshuarve pasi manovra e tij me mjetin luksoz u bë shkak për aksidentin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



