Aksidenti i dytë brenda pak orëve, kalimtari humb jetën në Elbasan
Një aksident i dytë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit këtë mëngjes të hëne, ku një makinë ka përplasur dy kalimtarë.
Ndryshe nga incidenti i parë ku dy shoferët shpëtuan me disa plagosje të lehta, kësaj here aksidenti ka rezultuar fatal për një këmbësor. Kalimtari tjetër është plagosur e dërguar në spital. Ende nuk dihet gjëndja e tij shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur pranë Metalurgjikut, në dalje të qytetit. Ende nuk është bërë i ditur nga policia identiteti i viktimës, ndërkohë që efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit me vdekje./Gazeta Express

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



