E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti i rëndë në Fier-Vlorë, ndërron jetë 20-vjeçari, në gjendje të rëndë tre të tjerë
Publik News

Aksidenti i rëndë në Fier-Vlorë, ndërron jetë 20-vjeçari, në gjendje të rëndë tre të tjerë

Aksidenti tragjik i ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Vlorë, ka shënuar dhe një tjetër viktimë.

Pas 18-vjeçarit ka ndërruar jetë edhe Flori Duraj, 20 vjeç, ndërsa Klejdi Dori 20 vjeç, Rei Leskaj , 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Qirja Dori, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë që aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme ku shtetasi A. K., 40 vjeç në gjendje të dehur ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” ku nodheshin të rinjtë.

Njoftimi i policies:

Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.