E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti i rëndë në Korçë, automjeti përplas këmbësoren!
Lajme

Aksidenti i rëndë në Korçë, automjeti përplas këmbësoren!

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore, 72-vjeçaren me iniciale M. K.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Drejtuesi i mjetit, shtetasi F. U., është shoqëruar në Komisariat.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.