E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti i rëndë te Shkalla e Tujanit në Tiranë, ndërron jetë dhe nëna e shoferit
Publik News

Aksidenti i rëndë te Shkalla e Tujanit në Tiranë, ndërron jetë dhe nëna e shoferit

Kujtojmë që si pasojë e përplasjes humbi jetën në vend një 68-vjeçar, i identifikuar si Hider Daci. Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri tjetër që udhëtonte me këtë makinë.

Blutë ndaluan dje drejtuesin e mjetit, Neki Kaloshi, i cili duke drejtuar një “Land Rover”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dale nga rruga.

Në njoftimin paraprak të Policisë lidhur me aksidentin thuhej:  “Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.