E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti  makina  bie në nënkalim, 3 të plagosur
Lajme

Aksidenti makina bie në nënkalim, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit pranë vilave gjermane, duke lënë tre persona të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur pranë restorant Sofra e Ariut, ku sipas policise, dy makina janë përplasur duke dalë nga rruga rruga dhe për pasojë njëra ka përfunduar poshtë nënkalimit.

Deri tani janë transportuar tre persona të plagosur në spital për të marrë ndihmën e parë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeria që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.