E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti, makina përplas çiftin e bashkëshortëve në Fier
Publik News

Aksidenti, makina përplas çiftin e bashkëshortëve në Fier

Një aksident i rëndë është shënuar në mbrëmje në Unazën e brendshme të qytetit të Fierit.

Një automjet mësohet se ka përplasur një çift bashkëshortësh të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Nuk ka ende raportime për gjendjen e bashkëshortëve të aksidentuar.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”,  shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.