E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti me 1 viktimë te kthesa e Rinasit, zbulohet shkaku
Lajme

Aksidenti me 1 viktimë te kthesa e Rinasit, zbulohet shkaku

Detaje të reja kanë dal nga aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur te kthesa e Rinasit.

Sipas hetimeve paraprake shkak për aksidentin dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar i kryer nga mjeti tip “Skoda” i drejtuar nga një qytetar nga Kosova i identifikuar si Gëzim Rizani 32 vjec.

Ai ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin e drejtuar nga Agur Rezuli i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës.

Pas kesaj perplasje mjeti “Skoda” u perplas kokë më kokë dhe me nje “Benz” që lëvizte nga Fushë-Kruja drejt Vorës.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës Gezim Rizani, rreth 32 vjeç.

Kanë pësuar dëmtime tre pasagjerë jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin në mjetin me targa të Kosovës.

Dy drejtuesit e mjeteve te tjera “Benzit” dhe kamioni “Volvo” janë testuar me aparat ‘Drager’ dhe kanë rezultuar me 0.0 në alkool.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.