E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti me 4 viktima: Këngëtari 20-vjeçar po festonte fejesën
Lajme

Aksidenti me 4 viktima: Këngëtari 20-vjeçar po festonte fejesën

diela e 6 marsit është përgjakur nga një aksident tragjik që ka ndodhur pak pas mesnate në aksin Fushë-Krujë-Milot, ku dy makina janë përplasur mes tyre, duke lënë të vdekur 4 persona.

Si pasojë e aksidentit në aksin Fushë-Krujë-Milot, kanë humbur jetën shtetasi Alfred Dika, 39 vjeç, dhe Artan Alushi, 30 vjeç, ndërsa për shkak të përplasjes së rëndë kanë ndërruar jetë edhe dy pasagjerët Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Artan Alushi.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Jeta e Almeina Karajt, 16-vjeçe, dhe Shkumbin Bratit, 20 vjeç, një këngëtar me origjinë nga Hasi u pre në mes nga një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë Milot. Dy të rinjtë kishin marrë vendimin për të kaluar jetën së bashku duke i premtuar dashuri të përjetshme njëri -tjetrit, pasi një ditë më parë kishin festuar edhe fejesën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.