Aksidenti me 6 të plagosur në Elbasan, mes tyre një çift mjekësh
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Këta të fundit janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor. Pesë nga të plagosurit po udhëtonin në makinën tip “Benz”, dy prej tyre një çift mjekësh, gruaja laburante Valbona Tole dhe burri i saj okulist.
Pas aksidentit zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, pasi dyshohej se makinat mund të merrnin flakë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



