E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti me një viktimë në autostradën Thumanë-Tiranë
Lajme

Aksidenti me një viktimë në autostradën Thumanë-Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë.

Një automjet i tipit “Volkswagen” është përplasur me mjetin tip “Audi”, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit i Lazer Firza 60-vjeç, i cili ka shkuar në spital pa shenja jete.

Dyshohet që shkak i aksidentit të jenë punimet që po kryhen nga firma “Gener 2”, për rikonstruksionin e kësaj rruge e cila ka shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj.

Konkretisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti po asfaltohet një pjesë e një korsie e cila ka pësuar ulje dhe dëmtime që pa u hapur akoma.

“Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë.

Aksidenti tragjik në autostradën Thumanë-Tiranë ku humbi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.