Aksidenti me pasojë vdekjen e një të mituri në Bërxullë, në pranga dy shofetët
Mbrëmjen e kaluar në fshatin Bërxullë të Tiranës, u përplas për vdekje nga një makinë një i mitur i identifikuar si Sh. Kabeta. Konkretisht pas përplasjes së dy makinave, njëra përfundoi në lokalin, ku ishte i mituri.
Goditja rezultoi fatale për vogëlushin i cili ndërroi jetë, teksa policia ka arrestuar dy shoferët, 30 dhe 63 vjeç, që u përfshinë në aksident.
Policia njofton se fëmija ndodhej në rrugë kur ndodhi përplasja fatale, ndërsa dëshmitarët në vendngjarje kanë një tjetër version.
Banorët tregojnë se fëmija i mitur nuk ka qenë në rrugë, por në lokalin e babait të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



