Aksident me pasojë vdekjen në aksin Lezhë-Laç
Ka humbur jetën një prej personave që mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 pranë Fushë-Miloti, ku janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Zija Cufaj, rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.
Njëri nga pasagjerët, Isa Docaj, 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.
Ai u nxorr nga makina, që ishte shkaktërruar nga përplasja, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë tek Trauma në gjendje të rëndë, por njëri prej tyre nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Si pasojë e aksidentit u bllokua për rreth 1 orë superstrada Lezhë-Laç. Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



