E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti me vdekje në aksin Fier-Vlorë, arrestohet 53-vjeçari
Lajme

Aksidenti me vdekje në aksin Fier-Vlorë, arrestohet 53-vjeçari

aksident me vdekje ditën e djeshme në Vlorë. Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i vdekur një 73-vjeçar, i cili u përplas nga një mjet tip Ford.

Fillimisht drejtuesi i mjetit, një shtetas 53-vjeçar, kishte deklaruar se në timon ishte gruaja e tij. Por pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, është pikasur se në drejtimin e mjetit ka qenë ai vetë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në kohën që është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi Rr. V., 73 vjeç, automjeti tip “Ford” drejtohej nga shtetasi M. Gj. dhe jo nga bashkëshortja e tij, siç ata deklaruan fillimisht.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.