E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti në aksin  Krumë-Kukës, humb jetën 61-vjeçarja, bashkëshorti përfundon në spital
Lajme

Aksidenti në aksin Krumë-Kukës, humb jetën 61-vjeçarja, bashkëshorti përfundon në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Kukës, ku mësohet se një makinë ka dalë nga rrugë dhe ka humbur jetën një 61-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj përfundoi në spital.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, personi me inicialet Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës,  në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.