E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti në Berat, Benzi përplas 3 persona në anë të rrugës
Publik News

Aksidenti në Berat, Benzi përplas 3 persona në anë të rrugës

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e 14 shtatorit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kombinatit” Berat. Një automjet, tip fuoristradë Benz, me targa angleze ka qenë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe në një moment drejtuesi ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka përplasur 3 shtetas që ndodheshin në anë të rrugës, përbri mjetit të tyre, tip Fiat Punto, me targa AA 836 AG.

Edhe pas përplasjes, drejtuesi i Benzit i ka marrë ata zvarrë së bashku me mjetin, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda.Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku, 37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nëm kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale

Burimet spitalore bëjnë me dije se tre të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Leon Simoni, 31 vjeç, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.