E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti në Fushë Krujë-Thumanë me një  viktimë
Lajme

Aksidenti në Fushë Krujë-Thumanë me një viktimë

Mëngjesin e sotëm në aksin “Fushë Krujë-Thumanë” u regjistrua një aksident. Julian Koçaj, 34-vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me trafikndarësen. Viktimë ka mbetur pasagjeri Luan Dukaj, 50 vjeç. Policia vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.