Aksidenti në Fushë Labinot/ Zbulohet identiteti i viktimës
Pas aksidentit të ndodhur pak më parë në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Fushë Labinot, policia ka dhënë detajet e para nga aksidenti.
Në raportimin e policisë mësohet se i ndjeri është një 37-vjeçar me inicialet A.M., është përplasur nga një kamion që drejtohej nga një 26-vjeçar me inicialet D.S., 26 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet proceduriale dhe punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



