Aksidenti në Greqi me pesë personat e vdekur, viktimat janë nga Kukësi, anëtarë të një familjeje!
Një aksident tragjik ka ndodhur dje në autostratë afër Odesa në Greqi. Mësohet se personat e aksidentuar në Greqi janë anëtarë të një familjeje. Deri në këto momente mësojmë se familja është me origjinë nga Kukësi, por jetojnë në Bathore.
Mediat greke shkruajnë se deri më tani janë identifikuar një 16-vjeçar, dy persona të moshës 50 dhe 55 vjeç si dhe një i ri i moshës 19 vjeç.
Ende nuk ka informacion se kush ka qenë personi tjetër.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, bëhet me dije se personat të cilët ndërruan jetë në aksidentin tragjik ishin punonjës sezonalë që punonin në fermat e zonës.
Mjeti me të cilin viktimat po udhëtonin ishte me targa shqiptare (AA989MU) dhe ende nuk është bërë identifikimi i viktimave.

Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të paqarta dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.
Ndërkohë drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.
Për nxjerrjen e trupave të pajetë nga makina është dashur ndihma e zjarrfikësve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



