Aksidenti ne Koplik, humb jeten 22 vjeçari
Një makinë tip Opel Korsa me targë AA 615 NP ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, Florian Colaj 22 vjeç nga Kopliku.
Njoftim i policise/ Me datë 01.02.2018 rreth orës 06:30 ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër – Koplik në vendin e quajtur Shtoj Ri ka ndodhur një aksident Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë dhe sherbimet M. N. Z ku kanë konstatuar se mjeti me targë AA 615 NP është përplasur me një pemë në anësore të rrugës ku ka gjetur vdekjen drejtuesi mjetit, shtetasi F. C. 22 vjeç, banues në Koplik, i cili është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



