Aksidenti në Lushnje, ndërron jetë 35-vjeçarja. Pranga të riut që drejtonte mjetin
Mëngjesin e sotëm është arrestuar Altin Durra, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar rëndë një nga pasagjeret dhe janë dëmtuar lehtë dy të tjerë. Në orën 17:20 Spitali i Traumës Tiranë ka njoftuar se pasagjerja që ishte dëmtuar rëndë, shtetasja M.D, 35 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



