Aksidenti në Milot/ Përplaset Audi i mbushur me drogë, kanabisi përhapet në rrugë
Nje aksident qe ndodhi gjate mbremjes ne Milot ka nxjerre zbuluar trafikun e droges. Sipas te dhenave te para mesohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetren ne Milot, dhe nje nga mjetet ka qene i mbushur me droge.
Gazetari i “Panorama” ben me dije se si pasoje e perplasjes, droga eshte shperndare neper rruge, nderkohe qe nuk ka ende te dhena per sasine e saj.
“Bagazhi i mjetit ka qene i mbushur me droge, e cila ishte e ndare ne disa thase”- raporton gazetari i “Panorama”.
Pas aksidentit, trafikantet jane larguar në kembe, duke lene mjetin dhe sasine e droges, e cila nderkohe po peshohet nga policia.
Shkak per aksidentin eshte bere rreshqitja ne rruge per shkak te bores. Nuk ka te dhena per identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjera që kane qenë në automjet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



