E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti në rrugën e Arbrit, shoferi në gjendje të rëndë
Lajme

Aksidenti në rrugën e Arbrit, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Një automjet tip Touran është përplasur me këmbën e urës që lidh dy lagjet e qytetit.

Përplasja ka qenë e fuqishme duke bërë që gjysma e makinës të shkatërrohet thuajse totalisht.

Në automjet mësohet se ndodhej vetëm shoferi i cili është transportuar për në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë, burime pranë bluzave të bardha thanë se 29 vjeçari L.Q ndodhet në gjendje të rëndë dhe pritet të bëhet transportimi i tij për në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Kjo nuk është hera e parë që automjetet përplasen me këmbën e urës që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës. Duke qenë se rruga është e drejtë dyshohet se automjetet lëvizin me shpejtësi por humbin kontrollin kur ka prani të lagështisë në rrugë si pasojë e prezencës së borës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.