E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti në Sauk/ Viktima shoqëruesi  i Ambasadorit  Rus, plagoset pasagjeri
Lajme

Aksidenti në Sauk/ Viktima shoqëruesi i Ambasadorit Rus, plagoset pasagjeri

Shoqëruesi i Ambasadorit rus ka humbur jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se ai ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Hyundai Tucson” me targa “CD” kur është përplasur me bordurat prej betoni anës rrugës.

I plagosur ka mbetur edhe pasagjeri me të cilin punonjësi i ambasadës po udhëtonte.

Ka dyshime se shpejtësia tej normave të lejuara është bërë shkak për këtë aksident tragjik. Dëshmitarët në vendngjarje kanë raportuar se makina diplomatike është përmbysur disa herë në rrugë deri sa është shkatërruar plotësisht.

Pasagjeri i plagosur është transportuar në Spitalin e Traumës ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.