E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti/ Përplasen 3 automjete, 6 të plagosur
Lajme

Aksidenti/ Përplasen 3 automjete, 6 të plagosur

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se janë dërguar në spital 6 persona.

Policia sqaron se asnjë nga të aksidentuarit nuk ka probleme për jetën, ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.